Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​FSSHK kërkon zbatimin e pagesës shtesë në pagat e punonjësve shëndetësorë

nga Kaltrina Berila24 maj 2024
​FSSHK kërkon zbatimin e pagesës shtesë në pagat e punonjësve shëndetësorë

​Kryesia e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (​FSSHK) do të adresojë kërkesën te ministri i Financave Hekuran Murati dhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla , si dhe Thesarit të Kosovës, për zbatim të aktgjykimit për vlerësimin e kushtetueshmërisë së Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.

Në komunikatë thuhet se vendimi i Kushtetueses në pikën 7 është shfuqizuar me shpalljen e këtij aktgjykimi, andaj FSSHK ka pritur nga Qeveria të zbatojë pagesën e shtesës në pagë për të punësuarit në shëndetësi, e cila shtesë është ndërprerë nga hyrja në fuqi e Ligjit të Pagave në shkurt 2023, shtesë të cilën punëtorët shëndetësorë e kanë gëzuar nga 2008, respektivisht të realizohet shtesa në pagë prej 45.76 eurosh qe nga muaji shkurt 2023 kur ka hyrë Ligji i Pagave në fuqi e në vazhdimësi.

FSSHK njofton se gjatë ditëve në vijim do të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që të zbatojë edhe pikat të tjera të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, përkatësisht përvojën në punë 0.5%, kërkesën për rregullimin e pagave për punë të njëjtë pagë të njëjtë dhe çështjet e ndërlidhura me diskriminimin.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →