Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

FSK pjesë e ushtrimit “Kampi veror 2017”

nga Egzona Mehmeti6 korrik 2017

FSK-ja përfaqësohet nga një kontingjent prej 10 kadetëve të QSU-së

Në Krivollak të Maqedonisë, sot mbahet operacioni përfundimtar i ushtrimit ndërkombëtar “Kampi veror 2017”, ku po marrin pjesë edhe kadetët e FSK-së.

Ushtrimi ndërkombëtar “Kampi veror 2017”, që po mbahet në Poligonin Stërvitor Ushtarak në Krivollak dhe Pepelishtë të Maqedonisë, ka filluar më 28 qershor dhe përfundon më 8 korrik.

Ushtrimi ndërkombëtar i kadetëve ka karakter garues dhe organizohet nga Akademia Ushtarake e Maqedonisë, ku marrin pjesë kadetët nga 13 shtete të botës, ndërsa FSK-ja po përfaqësohet nga një kontingjent prej 10 kadetëve të QSU-së.

Kjo është hera e gjashtë që kadetët e FSK-së marrin pjesë në ushtrime të këtij lloji bashkë me kadetë nga shtete të ndryshme, të cilët vazhdimisht kanë arritur suksese dhe janë dalluar me paraqitjen e  tyre  të shkëlqyeshme si në operacione individuale ashtu edhe dhe ato kolektive.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →