Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Franca propozon konferencë ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë

nga Egzona Mehmeti5 dhjetor 2019

Franca ka synim të ndihmojë në rindërtimin e Shqipërisë

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka propozuar organizimin e një konferencë ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë për tu rindërtuar pas tërmetit.

Macron ka thënë pas samitit të NATO-s se është shumë e rëndësishme një konferencë solidariteti me Shqipërinë.

“Konferenca synon të mobilizojë partnerët publikë e privatë për të organizuar rindërtimin pas tërmetit,”, ka thënë presidenti francez.

Franca ka qenë një mbështetëse e madhe për Shqipërinë gjatë këtyre ditëve të vështira.

Menjëherë pas rënies së tërmetit ka dërguar në Shqipëri ekipe të kërkim-shpëtimit për të ndihmuar një nxjerrjen e të mbijetuarve dhe viktimave nga rrënojat, raporton oranews.

Nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri kanë mbetur të vdekur 52 persona, ndërsa janë lënduar rreth 900 të tjerë.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →