Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Forcat ukrainase pretendojnë përparim të rëndësishëm në ofensivën jugore

nga Venera Grabanica2 qershor 2022

Forcat ukrainase thonë se kanë bërë përparim të rëndësishëm gjatë një ofensive kundër pozicioneve ruse në rajonin jugor të pushtuar të Khersonit.

“Në rajonin e Khersonit, Forcat e Armatosura kanë çliruar 8 kilometra të territorit të pushtuar,” postoi njësia e Mbrojtjes Territoriale AZOV Dnipro në Telegram të enjten vonë.

Forcat ukrainase nisën ofensivën në Kherson nga disa pika të favorshme në veri fundjavën e kaluar. Që atëherë, ka pasur pak informacion në lidhje me operacionin, por forcat ukrainase duket se kanë marrë një numër fshatrash në pjesën veriore të Khersonit dhe kanë konsoliduar një krye urë përtej lumit Inhulets.

Të mërkurën, kreu i Administratës Shtetërore Rajonale Kherson, Genadi Laguta, tha se 20 vendbanime ishin çliruar./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →