Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Flet Calhanoglu: Po, kam arritur marrëveshje me Interin

nga Kaltrina Berila21 qershor 2021


Mesfushori turk, Hakan Calhanoglu e ka konfirmuar se ai tashmë ka arritur një marrëveshje me rivalin e Milanit, Interin.
Zikaltërit u futën fuqishme në garë për shërbimet e tij pasi Calhanoglu shihet se lojtari që mund ta zëvendësojë danezin Christian Eriksen i cili nuk dihet nëse do të mund të luajë sërish futboll pas arrestit kardiak të cilin e pësoi gjatë ndeshjes së Euro 2020 kundër Finlandës.
“Po, kam arritur marrëveshje me Interin. Tani do të fluturoj drejte qytetit të Milanos dhe nesër do ta nënshkruaj kontratën”, ka thënë Calhanoglu për “TrtSport”.
Ai pritet të nënshkruajë kontratë me Interin deri në vitin 2024 dhe do të përfitojë 5 milionë euro në sezon.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →