Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Flamuri shqiptar valvitet në mes të Beogradit, Abakarov shpallet kampion bote

nga Venera Grabanica17 shtator 2022

Zelimkhan Abakarov që po përfaqëson Shqipërinë në garat ndërkombëtare të mundjes, shpallet kampion bote në kategorinë deri në 57 kg.
Gjatë kësaj gare që po mbahet në Beograd është valvitur Flamuri shqiptar.
“Zelimkhan Abakarov fiton në finalen e madhe, duke munduar amerikanin Thomas Patrick Gilman dhe valëvitur flamurin kuqezi në mes të Beogradit. Mundësi shqiptar dominon në çdo sekondë të ndeshjes, duke e merituar plotësisht medaljen e artë e duke u shpallur kampion Bote në peshën 57 kg.E jashtëzakonshme, sepse për herë të parë në mundje, një sportist shpallet kampion Bote për Shqipërinë”, shkruan Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar, (KOKSH)./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →