Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Fjalët e para të Rrustem Mustafës pas intervistimit në Hagë

nga B.K15 janar 2019

Ka përfunduar intervistimi Rrustem Mustafës- Remit

“Unë kam një fjalë vetëm të shkurtë. Ju e dini se kam marrë shumë pyetje të gazetarëve. Sot përfundoj intervista me mua pranë dhomave të specializuar në Hagë, unë isha i ftuar si dëshmitar i dyshuar. Ju e dini se intervista ishte shumë e gjatë dhe sot përfundoj, pyetjet e ngritura nga ta ishin shumë serioze edhe ne kemi qenë shumë serioz”, këto ishin fjalët e para të ish komandantit të zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa, pas përfundimit të intervistimit në zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

“UÇK më ka mbrojtur mua unë s’kam pas nevojë të mbrojë UÇK-në”, ka thënë tutje ai ndërsa nuk ka dhënë detaje se për cilat raste është pyetur.

Intervistimi i Mustafës sot zgjati rreth nëntë orë. Kjo ishte dita e dytë që Mustafa është marrë në pyetje në Gjykatën Speciale në Hagës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →