Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaHendboll
🤾 Hendboll

Fitore shumë e rëndësishme e Kosovës në Evropian

nga Venera Grabanica10 korrik 2023
Fitore shumë e rëndësishme e Kosovës në Evropian

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore të rëndësishme në Kampionatin Evropian U19 për hendbolliste që po mbahet në Prishtinë.

Të hënën mbrëma, vajzat tona fituan ndaj Britanisë së Madhe me rezultat 28:21.

Fitorja erdhi pas dy disfatave, ndërsa do të shërbejë për të rritur besimin në Kombëtare për vazhdimin e Evropianit. Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ndërsa më pas Kombëtarja jonë nisi shkëputjen në rezultat. Pas pjesës së parë rezultati ishte 13:11 në të mirë të Kosovës.

Në pjesën e dytë Kombëtarja jonë vazhdimisht ishte në epërsi. Britania e Madhe u afrua në 20:19, por pasoi shkëputje tjetër.

Portierja Selvije Mullakadrija i bëri 11 pritje. Ariona Dushica e Arona Krasniqi i shënuan nga tetë gola, ndërsa katër i shënoi Elisa Mirdita.

Të enjten Kombëtarja jonë luan me Finlandën./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →