Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFilm
🎬 Film

Filmi për Kosovën: De Niro paguhet 1 milion dollarë për një ditë, edhe ujin e do special nga Amerika

nga B G12 nëntor 2025
Filmi për Kosovën: De Niro paguhet 1 milion dollarë për një ditë, edhe ujin e do special nga Amerika

Aktori hollivudian Robert De Niro ka konfirmuar se do të jetë pjesë e kastit të filmit i cili do të xhirohet për luftën në Kosovë, e që si ngjarje do ta ketë masakrën e Reçakut.

Detaje rreth këtij projekti gjigant ka dhënë producenti i flimit, Fitim Krasniqi në emisionin „Ftohtë e Nxehtë“, në RTV21.

Ai ka thënë se kontratat janë nënshkruar e pagesat e përqindjes së parë janë bërë.

“Roberto De Niro po i merr 1 milion dollar për një ditë… edhe ujin që e pi ka kërkru me pru nga Amerika e ka në kontratë”,  ka thënë ai.

Krasniqi po ashtu ka treguar se filmi në fjalë ka pasur të fillojë xhirimet para një viti por sipas tij është sfidë që të mblidhen të gjithë aktorët, që janë 71 të Hollywood-it.

Është diçka që nuk ka ndodhur deri sot që po dojmë me bo”, ka thënë ai./21Media

ETIKETA:#Film#Lajme
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →