Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Fillon takimi i Osmanit e Kurtit me Hoxhajn

nga Venera Grabanica15 mars 2021

Ka filluar takimi i Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d e presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani me kreun e PDK-së, Enver Hoxhajn.

Ky takim po mbahet dy ditë pas çertifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Pas këtij takimi Osmani e Kurti në ora 13:30 do takohen me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Sipas rezultatit përfundimta, Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka siguruar 58 ulëse në legjislaturën e re. Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të ketë 19 ulëse në Kuvend.

Për formim të Qeverisë në Kosovë duhen të sigurohen 61 vota në Kuvendin e Kosovës.

Sa i përket pozitës së presidentit, kandidatët për këtë pozitë duhet të kenë 80 vota për të fituar ulësen në presidencë./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →