Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Filloi seanca, pritet miratimi i rishikimit të buxhetit për vitin 2021

nga Egzona Mehmeti28 korrik 2021

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur të mërkurën për ta miratuar në lexim të dytë rishikimin e buxhetit për vitin 2021.
Kjo është pika e vetme e rendit të ditës, ndërkohë Kuvendi, do t’i vazhdojë punimet edhe në orën 14:00 me pikat e mbetura të seancave paraprake.
Rishikimi i buxhetit dje ka marrë mbështetje edhe të komisionit funksional për Buxhet dhe Transfere, ndërsa javë më parë është miratuar në parim në legjislativ.
Seanca ka filluar me një minutë heshtje në nder të viktimave të aksidentit tragjik që ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Kroaci, ku kanë mbetur të vdekur 10 persona dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →