Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Familjarët e viktimave të aksidentit: S’kemi asnjë informacion nga institucionet

nga Kaltrina Berila23 nëntor 2021

Xhelal Bakiu, familjarë i Enes Bakiut, udhëtarit të autobusit të aksidentuar në Bullgari ankohet se nuk kanë informacione për gjendjen e udhëtarëve nga aksidenti tragjik, shkruan TV21.
Ai para zyrave të “Besa Trans” thotë se nuk ka asnjë informacion për kushëririn e tij 41 vjeç, i cili të enjten kishte udhëtuar për Turqi.
“Ishte ora 6 e mëngjesit, e pash lajmin në Facebook. Prej momentin qe e pamë këtë lajm dhe na shkoi mendja se e kemi kushëririn tim atje. Filluam të interesohemi, gati qe 4-5 orë nuk kemi informacione. Kërkuam numrat e “Besa Trans”. Nuk kemi informacion. Nuk na paraqiten në telefona. Nuk kemi asnjë njohuri. Si shtet si Ministri e Punëve të Jashtme duhet të na informojnë”, tha Xhelal Bakiu, familjar i Enes Bakiu 41 vjeç./TV21

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →