Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Euro 2024/ Mbyllet pjesa e parë e dy ndeshjeve të grupit F

nga RTV21 Portal26 qershor 2024
Euro 2024/ Mbyllet pjesa e parë e dy ndeshjeve të grupit F

Portugalia është duke pësuar disfatë 1-0 pas pjesës së parë në ndeshjen kundër Gjeorgjisë, e vlefshme për raundin e fundit të ndeshjeve të grupit F të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Goli i gjeorgjianëve erdhi me të nisur ndeshje, përkatësisht në minutën e dytë, atëherë kur ylli i Napolit, Kvaratskhelia realizoi për 1-0.

Në po të njëjtin grupit po zhvillohet edhe ndeshja e zjarrtë ndërmjet Çekisë dhe Turqisë. Rezultati pas 45 minutave është i barabartë 0-0, derisa Çekia ka mbetur me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e 20’, kur Barak u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Në gjendjen momentale, Portugalia është lider i grupit me gjashtë pikë, e ndjekur nga Turqia dhe Gjeorgjia me nga katër, si dhe Çekia si e fundit me dy pikë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →