Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Edhe LDK kërkon vlerësim nga Kushtetuesja për Ligjin e KPM-së, KPK-së dhe Statutit të UP-së

nga Kaltrina Berila19 korrik 2024
Edhe LDK kërkon vlerësim nga Kushtetuesja për Ligjin e KPM-së, KPK-së dhe Statutit të UP-së

Lidhja Demokratike ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese dy ligje dhe një vendim të Qeverisë Kurti.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi para mediave tha se presin nga Gjykata që këto ligje të shpallen antikushtetuese.

“Në vazhdën e kujdesit ndaj demokracisë, sot dorëzuam në Kushtetuese tri kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), atij për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), si dhe për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për ndryshimin e Statutit të Universitetit të Prishtinës”, tha Gashi para mediave.

Ndryshe, edhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka dorëzuar të enjten në Gjykatën Kushtetuese kërkesa për vlerësimin e këtyre dy ligjeve dhe një vendimi.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →