Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Erërat e forta heqin kulmin e një ndërtese, dëmtohen disa vetura

nga Venera Grabanica1 korrik 2023
Erërat e forta heqin kulmin e një ndërtese, dëmtohen disa vetura

(Lajm i përditësuar)

Shiu, erërat e forta dhe rrufeja përveç që kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektroenergjetik në kryeqytet, kanë shkaktuar edhe dëme. Në rrugën “Agim Ramadani”, është rrëzuar një lis, derisa një pjesë e kësaj rrugë është me ujë dhe ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Në lagjen “Bregu i diellit”, një erërat kanë hequr një kulm të një ndërtese, e cila ka rënë dhe dëmtuar disa vetura. Kurse, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka dëmtuar një shtyllë ndriçuese të rrugës.


​Shiu dhe erërat e forta dëmtuan rrjetin elektroenergjetik në pesë komuna

Për shkak të motit të lig që ka përfshirë një pjesë të madhe të Kosovës, një numër i caktuar i daljeve janë jashtë funksionit.

KEDS ka njoftuar se si pasojë e këtij moti, i përcjellur me shi e erëra të forta, rajonet më të prekura në rrjetin elektroenergjetik janë Gjakova, Prizreni, Ferizaj, si dhe një pjesë e Pejës dhe Prishtinës.

“Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren nëpër këto rajone dhe po bëjnë të pamundurën që sa më parë ta kthejnë gjendjen në normalitet, për çka kërkojmë mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftim.


Rrëzohet lisi në Prishtinë, si pasojë e shiut të madh

Një stuhi shumë fortë me shira të rrëmbyeshëm ka kapluar sot vendin.

Si pasojë e shiut dhe stuhisë, një lis është rrëzuar në qendër të Prishtinës.

RTV21 ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →