Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për pensionistët dhe fëmijët

nga Venera Grabanica26 dhjetor 2023
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për pensionistët dhe fëmijët

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se sot kanë ekzekutuar shtesat e njëhershme prej 100 eurove për të gjithë pensionmarrësit dhe fëmijët.

Murati ka bërë të ditur se mjetet për fëmijët janë transferuar bashkë me shtesën e zakonshme mujore, në llogarinë e njëjtë.

“Pas të gjitha përgatitjeve teknike nga stafi i MFPT, sot kemi arritur të ekzekutojmë shtesat e njëhershme për të gjithë pensionmarrësit si në vijim: Pensionistët e moshës, Kategoritë e luftës, Pensionet për aftësi të kufizuara, Pensionet familjare dhe të invaliditetit në punë, dhe pensionet e parakohshme, për ata që marrin më pak se 500 euro”, ka shkruar Murati./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →