🇽🇰 Kosova
Edhe sot pritje për të dalë nga Kosova, kjo është gjendja në pikat kufitare
nga B G5 janar 2026
Deri në tri orë po presin qytetarët për dalë nga Kosova nga pika kufitare në Merdarë, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
E pritje të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë. Për të dalë nga Kosova nëpërmjet kësaj pike kufitare pritjet janë deri dy orë.
E në Jarinjë pritjet janë deri një orë, ndërsa në Mutivodë 40 minuta. Në pikat tjera kufitare ka më pak fluks./21Media











