Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Edhe 29,250 doza të vaksinës arritën në Shqipëri

nga Egzona Mehmeti27 shtator 2021

Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu sonte ka bërë të ditur se në Shqipëri kanë arritur edhe 29 mijë e 250 vaksina.
Ajo, përmes një postimi në facebook ka informuar se mbi 2 milionë vaksina kundër Covid-19 kanë arritur deri tani në Shqipëri.
“Edhe 29,250 doza vaksine Pfizer mbërritën në mbrëmje në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,074,560 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë”, ka shkruar ministrja në facebook.
Ndryshe, në Shqipëri procesi i vaksinimit kundër Covid-19 ka filluar në muajin janar./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →