Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

E sulmoi dhe e dhunoi seksualisht të dashurën e tij, arrestohet i dyshuari

nga Kaltrina Berila23 qershor 2024
E sulmoi dhe e dhunoi seksualisht të dashurën e tij, arrestohet i dyshuari

Policia ka arrestuar një person në Klinë, pasi i njëjti kishte dhunuar seksualisht të dashurën e tij.

Në raportin 24-orësh policia ka thënë se i dyshuari e kishte sulmuar viktimën dhe më pas e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

“Klinë 21.06.2024-20:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dashuri i saj, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht dhe e ka detyruar të kryej marrdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Tutje, policia shton se i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →