Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​E mbijetuara e masakrës së Krushës së Madhe: Serbia të gjunjëzohet dhe ta pranojë Kosovën

nga Venera Grabanica25 mars 2024
​E mbijetuara e masakrës së Krushës së Madhe: Serbia të gjunjëzohet dhe ta pranojë Kosovën

Në çdo përvjetor të masakrës së Krushës së Madhe, në fshatin Celinë të Rahovecit, Luljeta Rexhepi, shkon të vizitojë varrin e burrit dhe të familjes së saj, të cilët janë të rënë të luftës dhe viktimë të terrorit serb gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sot, në 25 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe, Luljeta me lot në sy, ka thënë për kp se ka humbur më të dhimbshmit e saj, por ndjehet krenare për këtë vend sepse me gjak u fitua liria. Ajo lutet që të kjo liri e sotshme të jetë liri e përjetshme dhe mos të ndodhë asgjë siç po flitet, duke iu referuar mundësisë për luftë.

E acaruar, duke folur për gjenocidin dhe krimet e Serbisë, ajo u drejtohet serbëve që të gjunjëzohen dhe të pranojnë Kosovën si shtet dhe krimet e tyre gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo gjithashtu lutet që burrat e Kosovës, të cilët janë në Gjykatën Speciale në Hagë, të lirohen sepse janë të pafajshëm, kjo pasi gjenocidi është shkaktuar nga serbët.

Për të mos harruar, 25 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.

Në fshatin Fortesë janë vrarë nga forcat serbe 69 martirë, në Brestoc 5 dëshmorë dhe 49 martirë, ndërsa në Celinë janë vrarë 75 martirë, dhe ende vazhdojnë të jenë të pagjetur edhe shumë persona nga Krusha e Madhe.
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →