Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

E konfirmuar, pelegrinët serbë nuk vijnë në Gjakovë

nga Kaltrina Berila6 janar 2020

Nuk ka paralajmërim zyrtar

Komandanti i Stacionit Policor të Gjakovës, Kristë Gjokaj, ka thënë se nuk kanë pranuar asnjë informatë në rrugë zyrtare se në Gjakovë do të vijnë serbë.

“Jo nuk kemi paralajmërim zyrtar se do të vijnë dhe asesi nuk do të vijnë për shkak se nuk kemi paralajmërim zyrtar deri më tani”, tha Gjokaj.

Ai shtoi se protestuesit kanë të drejtën e tyre për protestë, ndërsa theksoi se janë marrë të gjitha masat për të siguruar rendin dhe qetësinë publike.

“Ne kemi marrë masat për ta ruajtur rendin dhe qetësinë publike, protestuesit kanë të drejtë të protestojnë. Deri më tani gjithçka është në rregull”, shtoi ai.

Mosardhjen e pelegrinëve serbë e ka konfirmuar edhe Jetlir Zyberaj, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.

“Sot, nuk do të ketë kurrfarë pelegrinazhi në Gjakovë, sepse një gjë e tillë nuk është kërkuar nga institucionet e Kosovës. Nuk ka asnjë kerkesë zyrtare për këtë dhe rrjedhimisht nuk ka asgjë të planifikuar”, ka shkruar ai në llogarinë e tij “Facebook”.

Qytetarët gjakovarë, ashtu sikurse çdo 6 janar, po protestojnë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në Kishën ortodokse të këtij qyteti.

Në fund, Gjokaj tha se së shpejti pritet shpërndarja e protestuesve.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →