RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dyshohet për një të vdekur nga rrëzimi i lisit në Prishtinë

nga Egzona Mehmeti6 qershor 2022

Një person dyshohet se ka vdekur nga rrëzimi i një lisi, si pasojë e erërave të forta në Prishtinë, ndërsa një tjetër është lënduar. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka informuar se personi i lënduar është dërguar në QKUK.
“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç  është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.”, ka bërë ditur Borovci.
Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →