RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dy të vdekur në aksidente të ndara trafiku në Podujevë

nga B G1 shtator 2023
Dy të vdekur në aksidente të ndara trafiku në Podujevë

Dy persona kanë vdekur si pasojë e dy aksidenteve të ndara që kanë ndodhur të enjten në Podujevë.

Një grua ka vdekur si pasojë e një goditje me veturë. Policia e Kosovës njofton në raportin 24 orësh  se aksidenti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:45 dhe lidhur me rastin është arrestuar një person.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti duke drejtuar automjetin, dyshohet që nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare. Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Kurse një person tjetër ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të enjten rreth orës 23:40.

Policia në raportin 24 orësh njofton se ishte vet-aksident, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK , ku njeri prej tyre ka ndërruar jetë .”, thuhet në njoftim/21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →