✨ Showbiz
Dua Lipa sonte do të performojë në stadiumin “Wembley” të mbushur me fansa
nga Gentrita Xhemajli20 qershor 2025
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa do të performojë sonte në stadiumin “Wembley”, në kapacitetin maksimal të tij, ku do të ketë shpërthimin e turit të saj botëror “Future Nostaliga”.
Nata e saj do të jetë speciale dhe atmosfera e jashtëzakonshme, marrë parasysh që biletat janë shitur të gjitha që në minutat e para të daljes në shitje.
Dua, babai i saj dhe vëllai kanë shkuar në “Wembley” për të parë ndërtimin e skenës dhe përgatitjet për koncertin e sontëm.
“E dua jetën! Wembley nata e parë sonte” shkroi ajo me fotografitë që reflektojnë gëzimin dhe emocionet e saj.











