Artistet Dua Lipa dhe Katy Perry së shpejti mund të vijnë me një bashkëpunim.
Lipa thuhet se ka refuzuar ofertën për t’u shfaqur në këngën e Perry-t “Teary Eyes”, e cila është pjesë e albumit të saj të “Smile”.
Një burim për TheSun ka thënë se Dua dhe Katy janë fanse të njëra-tjetrës, prandaj duket se dyshja kanë vendosur t’I bashkojnë forcat për një këngë të re.
“Deri më tani ka qenë çështje orësh dhe se Dua ishte e vendosur ta mbante pa bashkëpunimin në Future Nostalgia. Por, tani ajo po shikon nga e ardhmja dhe ka shumë njerëz me të cilët dëshiron të punojë”, tha burimi për The Sun.
Së fundmi, Dua ka qenë e angazhuar në turneun e saj “Future Nostalgia” I cili I solli asaj të ardhura të mira, me mbi 38 milionë dollarë, sipas raportimeve të fundit./21Media









