Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Drejtësi për Arbnorin”, protestohet për ish-policin që po mbahet në Serbi

nga Kaltrina Berila30 shtator 2025
“Drejtësi për Arbnorin”, protestohet për ish-policin që po mbahet në Serbi

Me moton “Drejtësi për Arbnorin”, dhjetëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbeu” për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të ish-policit Arbnor Spahiu, i arrestuar në Serbi.

Në këtë protestë u tha se Arbnor Spahiu po mbahet tash e katër muaj padrejtësisht në burgjet e Serbisë.

Spahiu po akuzohet nga autoritetet serbe për siç thuhet pjesëmarrës në rastin“Banjska”, gjë e cila është kundërshtuar kategorikisht nga familja e tij.

Këtë, ata e kanë mbështetur me faktin se Spahiu një vit më parë, në vitin 2022 kishte dhënë dorëheqje nga policia.

Lidhur me këtë, familjarë të tij deklaruan se kanë dërguar edhe dëshmi te autoritetet serbe.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →