Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Donacioni për Radiologjinë, Vitia: Ditë e rëndësishme për shëndetësinë

nga Kaltrina Berila30 korrik 2024
Donacioni për Radiologjinë, Vitia: Ditë e rëndësishme për shëndetësinë

Është mbajtur ceremonia e dorëzim-pranimit të donacionit të CT-së për Klinikën e Radiologjisë, investim ky që kap vlerën afër 500 mijë euro e që do të ketë ndikim në diagnostifikimin në rastet urgjente.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia këtë ditë e ka vlerësuar të rëndësishme për shëndetësinë në vend dhe shtoi se pacientët do të marrin shërbime të sigurta përmes teknologjisë më të avancuar në fushën e radiologjisë.

“Për vite me radhë ShBA ka qenë mbështetës i pandalshëm në rrugën tonë drejt zhvillimit. Në kuadër të këtij bashkëpunimi edhe këtë ditë mund të shënojmë si ditë të rëndësishme për shëndetësinë”, tha Vitia.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili po ashtu ka treguar rëndësinë e këtij donacioni.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →