Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dogana sekuestron telefona të kontrabanduar në vlerë mbi 64 mijë euro

nga Venera Grabanica2 korrik 2025
Dogana sekuestron telefona të kontrabanduar në vlerë mbi 64 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë një kontroll të detajuar në një subjekt afarist në Prishtinë, i cili merret me shitjen e telefonave mobil, pas pranimit të një informacioni nga një qytetar përmes linjave të hapura për raportimin e kontrabandës dhe veprave të tjera penale.

Pas verifikimeve paraprake, njësitet e Doganës kanë realizuar një kontroll të plotë të lokalit dhe hapësirave përcjellëse.

”Gjatë kontrollit, në një aneks shtesë (bodrum) është gjetur një kasafortë, brenda së cilës janë zbuluar: 49 copë iPhone 16 Pro Max • 1 copë iPhone 16 Pro • 12 copë iPhone 15 Pro • 9 copë Samsung A36 5G • 6 copë Samsung A56 • 2 copë Samsung A26”, thuhet në njoftimin e doganës.

Të gjithë këta telefona janë gjetur pa dokumentacion përcjellës për prejardhjen e tyre dhe dyshohet se janë futur në mënyrë të kundërligjshme në territorin e Republikës së Kosovës.

ETIKETA:#Kosova#Lajme
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Lexo edhe

Më të fundit

Të gjitha →