Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

”Dita e vendimit” për të ardhmen e Ronaldos

nga Miranda Beqaj18 korrik 2021

E ardhmja e sulmuesit të Juventusit, Cristiano Ronaldo është ende e pasigurt, por super ylli la të kuptohet në Instagram se të ardhmen e tij mund ta dimë së shpejti.
Kapiteni i Portugalisë nuk ka zbuluar se çfarë pret e ardhmja për të dhe Juventusin, të cilët po presin kthimin e tij në ”Alllianz Stadium” këtë muaj.
Zëvendëspresidenti i Juventusit Pavel Nedved siguroi një tifoz jashtë qendrës stërvitore ”Continassa” se Ronaldo do të mbërrinte së shpejti, por operacionet e ”Bianconerëve” në tregun e transferimeve varen nga e ardhmja e superyllit.
”Tuttomercatoëeb” raporton se agjenti i tij Jorge Mendes do të takohet me Juventusin sot dhe Ronaldo postoi një foto pranë një makine Rolls Royce, me mbishkrimin: ”Dita e Vendimit”.
36-vjeçari fitoi Këpucën e Artë në Euro 2020 me pesë gola në katër ndeshje dhe vazhdon të shënojë gola në nivelin më të lartë.
Ronaldo arriti në Juventus në korrik të vitit 2018 dhe ka shënuar 101 gola në 133 ndeshje me ”Zonjën e Vjetër”.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →