Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Dita e ndeshjeve në Superligë: Derbi në Podujevë, interesant edhe sfida në Suharekë

nga Kaltrina Berila6 tetor 2024
Dita e ndeshjeve në Superligë: Derbi në Podujevë, interesant edhe sfida në Suharekë

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të xhiros së tetë që janë në program për t’u zhvilluar.

Ndeshja kryesore e kësaj dite do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ku Llapi pret Ballkanin.

Vendasit vijnë në këtë sfidë pas tre fitoreve radhazi dhe synojnë të vazhdojnë me këtë ritëm.

Në anën tjetër edhe Ballkani në këtë ndeshje vjen pas një fitore dhe kërkon tre pikët në Podujevë.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin e qytetit të Suharekës, ku Suhareka pret Malishevën.

Suhareka pas disfatës javën e kaluar synon që të kthehet te fitoret, derisa Malisheva vije pas barazimit me Feronikelin ’74 dhe kërkon fitore për ta mbajtur pozitën e parë në tabelë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →