Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Dita e 15-të e luftës Rusi-Ukrainë, çfarë ka ndodhur deri më tani

nga B.K10 mars 2022


Disa prej zhvillimeve të fundit në ditën e 15-të të luftës në Ukrainë:
Asnjë përparim nuk është bërë për një armëpushim pas bisedimeve midis ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës në Antalia, Turqi.
Pas takimit, ukrainas Dmytro Kuleba tha se kërkesat e homologut të tij rus Sergei Lavrov ishin dorëzim.
Ukraina po hap shtatë “korridore humanitare” për të ndihmuar civilët të largohen nga qytetet e rrethuara nga forcat ruse, përfshirë Mariupolin, thotë zëvendëskryeministrja e vendit, Iryna Vereshchuk, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Tre persona duke përfshirë një fëmijë u vranë në një sulm rus në një maternitet dhe spital fëmijësh në qytetin port jugor të Mariupolit, thonë zyrtarët.
Pronari i Chelsea FC, Roman Abramovich është sanksionuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Një qasje e re e thjeshtë për ukrainasit për të ardhur në MB do të jetë në veprim nga e marta e ardhshme, u tha deputetëve Sekretari i Brendshëm Priti Patel.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si “operacion special”. Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →