Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Disa qese të plastikës ndalohen e disa bëhen me pagesë

nga Venera Grabanica7 shtator 2023
Disa qese të plastikës ndalohen e disa bëhen me pagesë

Është finalizuar Udhëzimi Administrativ, sipas të cilit është ndaluar përdorimi i disa prej llojeve të qeseve të plastikës dhe disa të tjera janë bërë me pagesë.

Kjo u bë e ditur nga Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë një konference të përbashkët me shefin për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi

,Aliu tha se ndalimi i qeseve të plastikës nga 0 deri 25 micron do të jetë i menjëhershëm. Sipas tij ato do të lejohet të përdoren vetëm për fruta.

Ndërsa për qeset prej 25 deri në 50 mikron ministri Aliu deklaroi se do të lejohet përdorimi i tyre por që do të jenë me pagesë dhe se nuk do të kenë logo të prodhuesve.

”Ndërsa qeset nga 25 deri në 50 micron do të lejohet përdorimi i tyre dhe do të kushtojnë 5 cent por nuk do të lejohet që të kenë logo të prodhuesve”, tha ndër tjera Aliu./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →