Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dialogu Kosovë-Serbi, Osmani takohet me ambasadorin francez Olivier Guérot

nga Venera Grabanica24 janar 2024
Dialogu Kosovë-Serbi, Osmani takohet me ambasadorin francez Olivier Guérot

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Franceze në Kosovë, Olivier Guérot.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, procesin e dialogut Kosovë-Serbi si dhe bashkëpunimin bilateral në mes të Kosovës dhe Francës.

Osmani foli edhe për rëndësinë e avancimit të Kosovës në rrugëtimin e saj të integrimit evropian, si një vend që ka dëshmuar angazhim serioz përmes reformave rrënjësore.

Në këtë takim, Presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Francës, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →