Të paktën tre persona kanë humbur jetën në një tërmet në Haiti, vetëm disa ditë pasi përmbytjet lanë të paktën 42 të vdekur.
Tërmeti me magnitudë 4.9 goditi në orët e para të mëngjesit, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA.
Ai erdhi pas shirave të rrëmbyeshëm që kanë zhvendosur më shumë se 13,000 persona.
Kryeministri, Ariel Henry tha se qeveria e tij dhe partnerët ndërkombëtarë po marrin “masa urgjente” për t’u marrë me përmbytjet, përcjell rtv21.tv.
Autoritetet në Haiti thanë se tre personat që vdiqën u shtypën kur shtëpia e tyre u shemb. Më shumë se një duzinë persona janë lënduar gjithashtu.
Jérémie është një qytet bregdetar në departamentin jugperëndimor Grand’Anse. Dy vjet më parë, rajoni u godit gjithashtu nga një tërmet që vrau më shumë se 2200 njerëz.
Të izoluar relativisht nga pjesa tjetër e vendit, lidhjet e transportit në Jérémie janë ndërprerë nga shiu.
Rruga kryesore që lidh Jérémie me kryeqytetin Port-au-Prince, kalon përmes qytetit të Léogâne, ku tre lumenj shpërthyen nga shtrati ditët e fundit.
Operacionet e shpëtimit po pengohen gjithashtu nga problemi i vazhdueshëm i Haitit me bandat kriminale, të cilat kontrollojnë shumë zona./21Media










