Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Detaje për sulmin ndaj dy personave në Mitrovicën e Veriut

nga Venera Grabanica23 qershor 2023
Detaje për sulmin ndaj dy personave në Mitrovicën e Veriut

Dy persona shqiptarë janë sulmuar mbrëmë në sheshin “Car Lazar” në veri të Mitrovicës.

Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 -orësh ka dhënë detaje rreth këtij sulmi.

Viktimat në Polici kanë raportuar se janë sulmuar nga 15-20 persona të panjohur, siç kanë thënë ata disa prej tyre kanë qenë me maska.

“Dy viktimat meshkuj shqiptarë/kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga 15-20 persona të panjohur, ku në mesin e tyre disa kishin qenë me maska. Si pasojë e sulmit njëri prej viktimave ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, ka njoftuar Policia.

Ky rasti vazhdon të hetohet./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →