RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Dështon mbledhja e KQZ-së, mungon opozita

nga Venera Grabanica26 dhjetor 2024
​Dështon mbledhja e KQZ-së, mungon opozita

Ka dështuar mbledhja e sotme e KQZ-së për shkak të mungesës së kuorumit.

Në mbledhje munguan anëtarët e KQZ-së nga radhët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Në rend të ditës për shqyrtim mes tjerash ishte njoftimi për afatin e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës dhe vlerësimin.

Kjo pikë sipas anëtarit të KQZ-së nga radhët e LVV-së, Alban Krasniqi ishte arsyeja e mungesës së këtyre anëtarëve në mbledhjen e sotme.

Ai shtoi se në mbledhjen e sotme ishte parparë edhe shtyrja e afatit për regjistrimit të diasporës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sot është afati i fundit për t’u regjistruar mërgata, për të votuar. Kështu kishte njoftuar kryeministri i vendit Albin Kurti, përmes një videomesazhi në rrjetin social Facebook duke u bërë thirrje atyre që nuk janë regjistruar te regjistrohen.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →