Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dështon konstituimi i Kuvendit

nga Gentrita Xhemajli23 maj 2025
Dështon konstituimi i Kuvendit

(Lajm i përditësuar)


Dështon konstituimi i Kuvendit

Dështon konstituimi i Kuvendit pas 20-të tentimeve me radhë.

Seanca e radhës do të mbahet të dielën në ora 11:00.

Pro votimit të Komisionit për votim të fshehtë të kryekuvendarit votuan 53 deputetë, dhe një votë kundër dhe asnjë abstenim.

Në seancë ishin të pranishëm 111 deputetë.

“53 deputetë kanë votuar për, kundër asnjë, asnjë abstenim, atëherë shihemi me 25 maj në ora 11:00”,  ka thënë Dehari.

Konstituimi i Kuvendit ka ngecur pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit. /21Media


Nis seanca e 20-të për konstituimin e Kuvendit

Ka nisur seanca e 20-të me radhë për konstituimin e Kuvendit.

Kjo seancë është duke u drejtuar nga deputeti më i vjetër në moshë, Avni Dehari dhe deputetja më re në moshë, Sala Jashari. 21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →