Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dështoi edhe sot!

nga B G25 qershor 2025
Dështoi edhe sot!

(Lajm i përditësuar)


Abdixhiku thotë se Kurti po flet ‘‘pa fije inteligjence’’: Është jolegjitim e ka uzurpuar detyrën e kryeministrit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku konsideron se Albin Kurti po flet pa fije inteligjence, kur thotë se ‘opozita po ia zgjatë mandatin’.

“Mos i dëgjoni të gjithë njerëzit që flasin pa fije intelegjence. Si po ja zgjasim mandatin zotit Kurti? Është jolegjitim, pa mandate, e ka uzurpuar detyrën e kryeministrit në të njëjtën kohë”, tha sot Abdixhiku.

Kurti dje tha se “opozita po i zgjatë mandatin”.

“Ju gjithmonë e dini që kam hyrë në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit të plotë. Çdo opozitë demokratike përpiqet që t’ia shkurtojë mandatin qeverisë. Përveç opozitës kosovare, e cila, siç jeni dëshmitarë të gjithë ju, po e zgjat mandatin e qeverisë Kurti. Dikush edhe mund të mendojë se kemi marrëveshje”, tha Kurti.


Çitaku i quan qesharake deklarimet e LVV-së se i kanë numrat për qeveri

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku i quajti qesharake deklaratat e Vetëvendosjes se i kanë numrat për formimin e qeverisë.

“Dëgjojmë deklarime qesharake ku gjoja thuhet se i kanë numrat për qeveri e nuk i kanë për Kuvend , kjo situatë nuk do koment është papërgjegjësi, i bëjmë thirrje kryetarit të LVV-së që të reflektojë , Kosova është shumë ma e madhe se egoja e tij.”, u shpreh ajo./21Media


Dështoi edhe sot!

Edhe sot nuk arriti të konsituohet Kuvendi i Kosovës , nuk u votua komisioni për votim të fshehtë.


Murati: Për besë s’kemi marrëveshje me opozitën me na i zgjat kaq shumë mandatin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hekuran Murati ka përsëritur deklaratën se “opozita po ua zgjat mandatin”.

Këtë deklaratë ai e bëri në hyrjen kryesore të objektit të Kuvendit të Kosovës, derisa kanë filluar të mblidhen për përpjekjen e tridhjetë e shtatë për konstituim të kuvendit.

“Për besë nuk kemi marrëveshje me opozitën me na i zgjat kaq shumë mandatin, s’di pse”, deklaroi Murati.

Konstituimi i Kuvendit në mbi njëzet seanca radhazi nuk ka arritur të ketë kuorum për votimin e komisionit për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit.

Partitë që deri më tash ishin në opozitë po kërkojnë tjetër kandidat, pasi sipas tyre, Albulena Haxhiu është emër i papranueshëm.


Shoqëria civile bllokon hyrjen zyrtare të deputetëve në Kuvend

Organizatat e shoqërisë civile kanë bllokuar hyrjen zyrtare të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Të njëjtit përmes protestës po kërkojnë zhbllokimin e krizës politike në vend.

Para nisjes së seancës konstituive për here te 37-të, përfaqësues të OJQ-ve u ballafaquan edhe me deputetë, ndër ta Agim Bahtirin e LVV-së, i cili akuzoi deputetët që deri tani ishin në opozitë për ngërçin në Kuvend.


Haradinaj për aksionin e shoqërisë civile: Kanë të drejtë

Kryetari i AAK-së  Ramush Haradinaj i tha RTV21 se përkrah aksionin e shoqërisë civile.

“Shoqëria civile po bën detyrën e vet po na kujton përgjegjësitë tona , situatën  rëndë e respektoj , mendoj se kanë të drejtë. Nuk po du vetëm me i dhënë kahje por edhe ne po ndihemi njëjtë si shoqëria civile, kemi paralajmëru se nuk do të rrijmë të heshtur po po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh ai./21Media


Xhaferi i LDK-së për protestën e shoqërisë civile: Çdo presion është i mirë

Deputeti i LDL-së , Krenar Xhaferi komentoi veprimin e shoqërisë civile të cilët po protestojnë para Kuvendit të Kosovës.

“Normalisht se çdo presion është i mirë sepse vë politikën funksion dhe në zgjidhjen e problemeve që po ballafaqohemi.”, tha Xhaferi.

Ai tha se dje ishte në autostradën e Gjilanit ku tha që nuk po punohej, e sipas tij kjo tregon gjendjen dhe demantonn kryeministrin në detyrë Kurtin i cili sipas tij thotë se kemi qeveri e kuvend.

“Pa marrëveshje politike nuk ka dalje nga kjo situatë.”, u shpreh ai.


Kuvendi sot bën përpjekjen e 37-të për t’u konstituuar

Vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës do të mbahet sot nga ora dhjetë (11:00).

Tridhjetegjashtë vazhdimet e deritanishme kanë dështuar për formimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e nëntë shkurtit.

Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA nuk po i japin votën kandidates së propozuar për kryetare nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →