RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Deputetët opozitarë lëshojnë mbledhjen e Komisionit për Buxhet

nga B G7 prill 2023
Deputetët opozitarë lëshojnë mbledhjen e Komisionit për Buxhet

Deputetët e opozitës në Komisionin për Buxhet e kanë lëshuar sallën, ende pa filluar mbledhja.

Nënkryetari i këtij komisioni, Mërgim Lushtaku ka thënë se kjo tregon për vonesa të mazhorancës dhe që ka mosmarrëveshje në këtë drejtim.

“Ne po e shohim vonesën e mazhorancës edhe në komision. Kryetari vetëm hyri dhe dul, po shihet që kanë mosmarrëveshje në këtë drejtim….Derisa ka seancë, nuk ka arsyeje që të ketë mbledhje të komisionit. Por po shihet qartë që kanë kaluar mbi 20 minuta dhe nuk kemi kuorum për të vazhduar. E lëshojmë këtë mbledhje për shkak të pa përgjegjësisë edhe të kryetarit edhe të anëtarëve të tjerë dhe vazhdojmë tek seanca”, ka thënë Lushtaku.

Në komision kanë qenë të pranishëm, deputeti i LVV-së, Enver Haliti, deputetët PDK-së, Mërgim Lushtaku dhe Ferat Shala, Avdullah Hoti i LDK-së dhe Duda Balje.

Pas largimit të deputetëve të opozitës, në sallën ku do të duhej të mbahej kjo mbledhje, po qëndron Armend Muja, Enver Haliti dhe Jeta Statovci.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →