Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Deliu-Kodra shkarkohet nga pozita e anëtares së Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit

nga Venera Grabanica10 tetor 2023
Deliu-Kodra shkarkohet nga pozita e anëtares së Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit

Komisioni për Legjislacion, në mbledhjen e sotme, ka deputetë të PDK-së, Blerta Deliu nga pozita e anëtarëve në Komisionin për kompensimin e viktimave të krimit, pas njoftimit të ministrave të Drejtësisë, Albulena Haxhiu se deputetja Deliu si përfaqësuesi i legjislativit ka munguar në rreth 50 për qind të mbledhjeve në këtë komision që nga themelimi i tij në vitin 2021.

Ministrja Haxhiu tha se s’ka personale me deputeten Deliu, pasi procedurat nuk janë për të gjithë anëtarët e tjerë që janë kompensuar edhe pse kanë munguar në mbledhjen e Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit.

Përkitazi me këtë ajo kërkoi nga deputetja Deliu, por edhe të gjithë anëtarët e tjerë që janë kompensuar t’ia kthejnë mjetet financiare të shtetit.

“Për mua nuk është problem vetëm aspekti financiar. Problemi është se cili kompensim kompensimin e viktimave të krimit është një komision shumë që është në kuadër të ministrisë. Në këtë komision trajtohen rastet e viktimave të krimit të cilat ministria pastaj i kompensojnë për vuajtjet e tyre shpirtërore. E para është ky aspekt dhe dyta është një kompensim financiar pa bazë ligjore… Sipas raportit nga njësitet përkatëse të Ministrisë së Drejtësisë nga muaji maj i vitit 2021 kur është emri i zonës Deliu deri në vitin 2023, komisioni ka mbajtur 24 seanca. Në vitin 2021 janë mbajtur shtatë, në vitin 2022 janë mbajtur njëmbëdhjetë, ndërsa në vitin 2023 janë mbajtur pesëmbëdhjetë. Pjesëmarrja e zonjës Deliu është në vijim: qershor-dhjetor 2021 janë mbajtur shtatë mbledhje ka munguar në dy.

Mirëpo, deputetja Deliu tha se ajo s’ka bërë asnjë shkelje ligjore, derisa akuzoi ministren Haxhiu se po shpif dhe se ka tendencë për të linçuar atë.

Ajo u arsyetua se disa nga mungesat e saja kanë qenë arsyet për objektive, një udhëtim jashtë vendit dhe në situata kur ka në seancë plenare.

“Më vjen shumë keq që nuk po diskutojmë një emër të tillë të nivelit dhe kam shumë të vështirë të flas sot për emrin tim. Por nëse ministrja ka në këtë tendencioze zgjodhi të përmendë emrin tim dhe të flasë në media dhe linçojë dhe shpif të më kujë ‘hajneshë’, atëherë unë kam obligim që para të flas hapur për aktivitetin në këtë komision…Ju i përmendët me radhë listën e mungesave të mija, ndonëse unë ndjej keqardhje nga kolegët kjo nuk do të ishte fare temë e diskutimit të një ministre që nuk e ka bërë reformën asnjë të vetme në kompjuterin e tyre dhe paska zgjedhur të merren…E kam bartur me shumë këtë punë dhe i kam informuar anëtarët e komisionit për kompensimin sa herë ka pas seancë plenare e që unë nuk kam qenë pjesë e komisionit”, tha ajo.

Mirëpo, ministrja Haxhiu i tha deputetes Deliu duhet të turpërohet për shkaktimin e saj.

“Zonja Deliu, turpërohu për shkakun tuaj! Po të isha në vend që unë do të deklarohesha publikisht dhe do të them të dashur qytetarë, më falni, se nuk e kam ditur që kompensohen për mbledhjen e komisionit për të cilat nuk kanë marrë pjesë. Rrjedhimisht kërkoj falje ndaj gjykatës dhe komisionit për botën. Andaj kthej mjetet e buxhetit të shtetit”, theksoi ajo.

Në debatin e anëtarësimit të deputetit tjetër i PDK-së, Hajdar Beqa, i cili e akuzon ministren Haxhiu se ka personalisht kolegë e saj partiake.

“Po e shoh se keni bërë personale me deputeten Deliu dhe nuk është e sinqertë kjo kërkesë dhe shkresë e juaja”, tha deputeti Beqa.

Në anën tjetër, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj tha se ministrja Haxhiu s’ka pasur nevojë të merr pjesë në këtë pikë të mbledhjes së komisionit, pasi kjo çështje i takon vetëm atyre.

“Unë kërkoj kryetar që ministren dhe stafin ta lirojë dhe nuk dokumentet të analizojmë dhe të marrim një vendim për një qëndrim të denjë apo jo kjo deputete dhe ne marrim vendim”, theksoi Selmanaj.

Në votimin për shkarkimin e deputetëve Deliu morën pjesë e gjashtë deputetëve të mazhorancës, katër nga ta votuan për, dy abstenuan, ndërsa deputetët e pozitës nuk kanë marrë pjesë në votim.

Krahas këto komisione miratoi edhe Projektligjin për falimentimin dhe Projektligjin për shërbimet sociale dhe familjare.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →