RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Delawie iu përgjigjet medieve

nga Kaltrina Berila11 korrik 2017

Pas përfundimit të takimit me kreun e AKR-së

Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie të martën është takuar me kryetarin e Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli. Takimi ka zgjatur për më se një orë dhe është mbajtur me dyer të mbyllura në selinë e AKR-së.

Pas takimit, ambasadori Delawie ka folur shumë shkurt për medie, duke thënë se do t’i takojë të gjithë.

“Më falni, do t’i takojmë të gjithë”, tha diplomati amerikan.

Ndërsa, presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli nuk doli fare nga zyra. Zyrtarë të AKR-së thanë se kreu i kësaj partie nuk do të prononcohet për media.

Ambasadori Delawie të hënën ka takuar edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →