Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Deklarata e Kurtit ndaj Trumpit, Lama: Ishte reagim qesharak

nga Gentrita Xhemajli26 qershor 2025
Deklarata e Kurtit ndaj Trumpit, Lama: Ishte reagim qesharak

(Lajm i përditësuar)


Deklarata e Kurtit ndaj Trumpit, Lama: Ishte reagim qesharak

Ish ambasadorja, Alma Lama, në emisionin “Click” të RTV21 për deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit ndaj Donald Trumpit thotë se ajo deklaratë nga Kurti ishte qesharake.

Sipas Kosova po prish urat me raporte në mes Kosovës dhe SHBA-ve.

“Ne nuk po bëjmë asgjë përkundrazi ne po i prishim krejt urat. Deklarata e Kurtit për Trumpit ishte reagim qesharak”, theksoi Lama. /21Media


Deklarata e Trumpit për Kosovën dhe Serbinë, Lama: Ka gjithmonë një arsyje pas, nuk i thotë kot

Ish ambasadorja, Alma Lama, në emisionin “Click” të RTV21 për deklaratën e Donald Trumpit për Kosovën dhe Serbinë, ajo thotë se mënyra se si ai kur i përsërit herë pas here të njëjtat ka gjithmonë një arsyje pas teksa shtoi se ai nuk i thotë kot.

“Në një farë mënyre po dhe duke qenë që ai e thotë në konteksin e një lloj lavdërimi mendoj që është diqka pozitive por mu kujtua që para marrëveshjes së Uashingtonit ka qenë qështja e ndarjes së shkëmbit të territoreve dhe me siguri që analizat apo informacionat të cilat i ka pasur shteti amerikan, nëse një gjë e tillë do të ishte realizuar që mund të shkaktonte konflikt apo luftë, mund të kenë qenë të tërësishme. Duke ndjekur në vazhdimësi deklaratat e Trumpit pavarësisht do të thotë në mënyrën se si ai thotë por kur i përsërit herë pas here të njëjtat ka gjithmonë një arsyje pas, nuk i thotë kot”, tha ajo. /21Media


Lama: Gjykata Kushtetuese ka qartësuar disa gjëra por jo atë më thelbësoren

Ish ambasadorja, Alma Lama, në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit ajo tha se kjo gjykatë ka qartësuar disa gjëra por sipas saj nuk e ka qartësuar thelbësoren.

Sipas saj në mungon vullneti i deputetëve.

“E para gjykata ka qartësuar disa gjëra por jo atë më thelbësoren që lidhet pikërisht pra qfarë nëse mungon ky vullnet i deputetëve për t’i bërë zgjidhje, pyetja themelore sepse vullneti po mungon”, tha Lama. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →