Shumë shpejt do të publikohet videoklipi i këngës “Dance Me” nga dy artistët e njohur Arilena Ara dhe Gjon’s Tears.
Kënga që është pjesë e albumit “Pop Art” të Arilenës, u publikua më gjashtë nëntor.
Se ky projekt do të vijë së shpejti me videoklip ka njoftuar këngëtarja në Instagram.
Në albumin “Pop Art”, përveç këngëve solo, Arilena ka sjellë bashkëpunime me emrat e njohur të muzikës: Gjon’s Tears, Noizy, 2po2, Wendy dhe Dafina Zeqiri./21Media









