Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Daçiq: Serbia nuk ka eksportuar armë as në Rusi, as në Ukrainë

nga Venera Grabanica3 mars 2023
Daçiq: Serbia nuk ka eksportuar armë as në Rusi, as në Ukrainë

Serbia që nga fillimi i luftës në Ukrainë, nuk ka eksportuar armë në asnjërën palë, kështu tha Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.
“Serbia dhe unë, për shkak se Ministria ime jep leje për eksport, nuk eksporton pajisje ushtarake në asnjë vend që ne besojmë se do të ishte problematik dhe i diskutueshëm”, ka thënë ai.

Ai theksoi se bëhet fjalë për institucione legale që mund të eksportojnë armë. Paraprakisht, Moska i kërkoi Beogradit një qëndrim zyrtar lidhur me informacionin se armët serbe i janë dorëzuar Ukrainës, të cilin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, transmeton N1 .

Në mediat ruse dhe në kanalet Telegram u shfaqën pretendime se Serbia në mënyrë të fshehtë dërgoi 3500 raketa për sistemet raketore Grad në Ukrainë nëpërmjet Turqisë dhe Sllovakisë.
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →