Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Daçiq: Asociacioni mbetet pika kryesore e të gjitha marrëveshjeve për Kosovën

nga B G28 janar 2023
Daçiq: Asociacioni mbetet pika kryesore e të gjitha marrëveshjeve për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq tha se Asociacioni i Komunave Serbe mbetet pika kryesore e të gjitha marrëveshjeve me Kosovën dhe se ai duhet të formohet sipas parimeve të dakorduara, të mbështetura nga nënshkrimet e tri palëve.
“Në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 shkruhet qartë se çfarë është ZSO, është e rregulluar edhe më hollësisht në marrëveshjen e vitit 2015 dhe ne e kemi nënshkruar sepse është mirë për komunitetin tonë në Kosovë dhe Metohi, tha Daçiq për gazetën “Politika”.
“Marrëveshja nuk është ideale, por në kushtet në të cilat e kemi negociuar është maksimumi që mund të arrijmë. Këto janë marrëveshje që i japin popullatës sonë të gjitha levat e menaxhimit, që nga ekonomia, zhvillimi, arsimi, shëndetësia, deri te siguria dhe policia”, shtoi Daçiq./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →