Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Cristiano Ronaldo ka arritur në Manchester

nga Miranda Beqaj4 shtator 2021

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka arritur në Anglli pas kompletimit të marrëveshjes për të rikthyer tek ish-klubi i tij Manchester United.
Ronaldo, i cili u largua nga United në vitin 2009 vetëm për t’iu bashkuar Real Madridit, ku pas aventurës tek gjiganti spanjoll kaloi tek Juventusi, dhe së fundmi kompletoi rikthimin e tij në Premier Ligën angleze.
Transferimi i tij u bë zyrtare të premten e javës së kaluar, ku United e kishte konfirmuar se ka arritur marrëveshje mbi shumën e transferimit me Juventusin. Gjiganti i Serie A e kishte konfirmuar që United do të paguajë një shumë afro 23 milionë euro si dëmshpërblim për Ronaldon.
Sidoqoftë, menjëherë pas largimit të tij nga qyteti i Torinos, Ronaldo udhëtoi drejt Lisbonës për të kompletuar testet mjekësore, para se t’i bashkohej Kombëtares së Portugalisë për ndeshjet kualifikuese të Botërorit ”Katar 2022”.
Pasi që u paraqit në ndeshjen kundër Irlandës, në të cilën theu rekordin për më së shumti gola në nivel kombëtaresh, gjithsej 111 sosh, Ronaldo po ashtu u ndëshkua me karton të verdhë, që nënkuptoi që pas shumë kartonëve të regjistruar, ai do të mungonte në ndeshjen kundër Azerbajxhanit.
Në këtë mënyrë, Portugalia e liroi nga detyrat e kombëtares Ronaldon, duke ia dhënë mundësinë që të largohej drejt Manchesterit, ku edhe ka mbërritur.
”Cristiano tani është duke u përgatitur që të fillojë stërvitjet me skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer në qendrën Carrington nga java e ardhshme”, shkruante në faqen zyrtare të Manchester United.
Debutimi i Ronaldos në rikthimin tek ”Djajtë të Kuq” pritet të jetë më datën 11 shtator, në përballjen kundër Newcastle United, e vlefshme kjo për xhiron e katërt të Premier Ligës angleze.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →