Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Çka i tha Borrell Kurtit gjatë sesionit të fotografisë?

nga Venera Grabanica18 gusht 2022

Para nisjes së takimit në Bruksel, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell e ka pyetur Kryeministrin Albin Kurti për ato që ia ka thënë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në takimin e djeshëm.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha dje, Pas takimit me Presidentin serb, Aleksandër Vuciq, pastaj pas takimit me Kryeministrin Kurti se NATO-ja do të intervenojë nëse është e nevojshme, duke iu referuar tensioneve të fundkorrikut në veri.
Borrell shfrytëzoi rastin gjatë fotografimit me Kurtin t’i përmend deklaratat e sekretarit të NATO-së.
Borrell i thotë Kurtit se ka lexuar mediat për ato që ia ka thënë Stoltenberg, për intervenimin “nëse është i nevojshëm”. Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, duke qeshur tha se “ndërhyrja s’do të jetë e nevojshme”.
Kryeministri Kurti i thotë “edhe unë shpresoj ashtu”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →