Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Çitaku: Serbia nuk ka ndryshuar asnjëherë, të mos biem në grackat e kësaj balte

nga Venera Grabanica9 qershor 2024
Çitaku: Serbia nuk ka ndryshuar asnjëherë, të mos biem në grackat e kësaj balte

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar në lidhje me deklaratën e të ashtuquajturit “Kuvendi gjithëserb”.

Çitaku tha se Serbia nuk ka ndryshuar asnjëherë dhe se sipas saj, e tillë ka qenë para një shekulli, e tillë vazhdon sot.

Tutje  ajo tha se “Kuvendi gjithëserb” është vetëm një nga format e manifestimit të asaj mendësie, e cila vazhdon të jetë dominuese në Beograd.

”Serbia nuk ka ndryshuar asnjëherë. E tillë ka qenë para një shekulli, e tillë vazhdon sot. E njejta mendësi!
“Kuvendi gjithëserb” është vetëm një nga format e manifestimit të asaj mendësie, e cila vazhdon të jetë dominuese në Beograd. E detyra jonë si lidership në Kosovë është të mos biem në grackat e kësaj balte, që me shumicë prodhohet në Serbi. Rruga e Kosovës drejt NATO dhe BE kalon nga Washingtoni dhe Brukseli. E nëse fqinjët tanë veriorë dëshirojnë të vazhdojnë të jetojnë duke u munduar t’i rikrijojnë betejat e humbura, keqardhje për ta. Të ardhmen e Kosovës e kemi në dorë ne. Bashkë me aleatët”, ka shkruar Çitaku./21Media
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →