Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Çitaku për rrëfimin e Nishorit: Sot dëshmove forcë dhe guxim të jashtëzakonshëm

nga Gentrita Xhemajli14 prill 2025
Çitaku për rrëfimin e Nishorit: Sot dëshmove forcë dhe guxim të jashtëzakonshëm

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se Ramadan Nishori, i mbijetuari i dhunës seksuale nga lufta në Kosovë sot dëshmoi forcë dhe guxim të jashtëzakonshëm.

“Nuk do ta harroj kurrë takimin tonë të parë, fjalët e tua dhe dëshminë tënde rrënqethëse. Sot, si atëherë, u gjende madhështor përballë së vërtetës, përballë dhembjes dhe përballë kujtimeve që kërkojnë zemër të madhe. E dije se rrëfimi yt është më shumë se një tregim, është dëshmi, është thirrje për drejtësi. Dhe për këtë, kurrë nuk do të jesh vetëm.Sot e përherë, do të më kesh në krah, mua dhe shumë miq e dashamirë”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →