Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Çitaku: Kosova ka nevojë për institucione funksionale, jo për simulim të demokracisë

nga Venera Grabanica30 tetor 2025
Çitaku: Kosova ka nevojë për institucione funksionale, jo për simulim të demokracisë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka theksuar se vendi ndodhet në një krizë institucionale dhe politike, e cila mund të tejkalohet vetëm përmes respektimit të Kushtetutës dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Çitaku tha se PDK-ja e ka bërë të qartë se pika e vetme e rendit të ditës që mund të trajtohet nga Kryesia e re është thirrja e seancës së re plenare për të votuar, apo për të mos votuar, Qeverinë.

“Sido gjë tjetër do të ishte shkelje e ligjit dhe e Kushtetutës. Ne nuk guxojmë të imitojmë normalitetin. Kosova është në krizë dhe ka nevojë për institucione funksionale. Takimi me presidenten, i paralajmëruar për nesër, është i domosdoshëm — më mirë vonë se kurrë. Besojmë se aty liderët politikë do të konfirmojnë nëse ekziston shumicë parlamentare apo nëse duhet të shkojmë në zgjedhje të reja,” theksoi ajo.

Sipas Çitakut, vendi duhet të shkojë në zgjedhje për t’u përballur me sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët.

“Prej muajsh flasim për emra të përveçëm, jo për hallet e qytetarëve. Diskutojmë se kush do të bëhet kryetar apo kryeministër. Në mbledhje miratuam disa pika formale, por jo diçka konkrete. Nuk mund të formojmë komisione, sepse po na kërkohet të simulojmë demokracinë duke shkelur Kushtetutën,” shtoi ajo.

Çitaku përfundoi duke theksuar se PDK-ja nuk do të lejojë që, me vetëdije, të shkelet Kushtetuta e Kosovës: “Për këto institucione është sakrifikuar shumë, prandaj nuk do të lejojmë që ato të dëmtohen për interesa të përkohshme politike.”/RTV21.21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →